Aksident i “kushtueshëm” në Monaco/ Vlera e makinave të përplasura shkon në 1.1 milion euro (video)

Një aksident i ndodhur jashtë ‘Hotel De Paris’ disa vite më parë në Monako ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, për shkak të përfshirjes së makinave luksoze me një vlerë të jashtëzakonshme.

Aksidenti ndodhi pranë kazinosë së famshme ‘Monte Carlo’ dhe përfshiu disa automjete të shtrenjta, duke përfshirë një Bentley, Aston Martin Rapide, Ferrari 599, Rolls Royce Ghost dhe një Porsche 911. Dëmet totale të llogaritura pas përplasjes arrijnë shifrën e mahnitshme prej 1.1 milion euro.

Videoja e aksidentit, e cila u shpërnda gjerësisht në Instagram, tregon se ngjarja duket të jetë shkaktuar nga një vajzë që po drejtonte një Bentley Azure. Pamjet gjithashtu tregojnë një oficer trafiku që përpiqet të vendosë rregull pas kaosit të krijuar nga përplasja e këtyre makinave të luksit.

 

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *