Aksidentohet makina e Bardhit pak momente para se deputeti të paraqitej në SPAK (video)

Gazment Bardhi është paraqitur këtë mesditë në SPAK, por mediat raportojnë se përpara se të futej në ambientet e brendshme të SPAK, automjeti i tij është përplasur me një motor.

Ai është thirrur nga SPAK për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij, dy ditë më parë, për komunikimet në SKY EÇ për të cilat ai pretendon se është shantazhuar.

Bardhi bëri denoncim në SPAK pasi pretendon se është kërcënuar nga emra të botës së krimit.

Një person me pseudonimin “Mbreti Zog” i ka dërguar Bardhit mesazhe me emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, poshtë të cilave shkruhet “të jesh mirë”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *