
Arsenal-i sfidon sot Tottenham-in në derbin e Londrës, aty ku luhet vetëm për fitore. Sfida ka rëndësi të veçantë për të dyja ekipet, që njihen për rivalitetin e madh mes tyre.
“Topçinjtë” në këtë përballje, duhet të bëjnë me disa mungesa të rëndësishme në të gjitha repartet.
I kushtëzuar, trajneri Mikel Arteta ka hedhur sytë nga akademia duke ftuar disa prej më të mirëve të moshave.
Pjesë e ekipit të parë për këtë ndeshje është bërë edhe mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, i cili luan me Arsenal U-21. 18-vjeçari ka firmosur këtë verë kontratën e parë profesioniste dhe javë pas jave stërvitet me skuadrën e parë.