Cardi B “qeras” ndjekësit me “twerk” dhe foto provokuese/ Me fustanin zbulues

Këngëtarja e njohur Cardi B ka festuar 32-vjetorin e lindjes. E nuk kishte se si në një ditë kaq të veçantë për reperen të mungonin fotot dhe video provokuese.

Paraqitja e Cardi B në festën e ditëlindjes së saj të 32-të në Nju Jork të premten ishte mjaft zbuluese. Ajo kishte zgjedhur që te vishte një fustan të zi që i vinte në pah dekoltenë para, ndërsa në pjesën e kurrizit ishte tërësisht i hapur deri në fundshpinë.

Jo vetëm veshja e saj, këngëtarja ka publikuar një video teksa bën “twrk”, duke “çmendur” ndjekësit e saj.

Ajo madje ka treguar se fustanin e kishte marr në klubin, ku vite më parë ka punuar si striptiste.

“Fustani që do të vishja për ditëlindjen time ishte mjaft i vogël dhe nuk kishte shumë pëlhurë… kështu që shkova në klubin e zotërinjve të kukullave Staten ku punova për 4 vjet dhe bleva këtë fustan të vogël sepse asgjë nuk do të më ndalonte. Më vjen inat që nuk më trajtojnë si Cardi B por si Camilla (detaje: ky ishte emri im striptist)”, ka shkruar këngëtarja 32-vjeçare.

https://www.instagram.com/p/DBEfGHyOfsi/?igsh=OW5scHA2ajJwYjVr

https://www.instagram.com/p/DBFIpLjPgYb/?igsh=MXFmY3I5b3g5bDNzdA==

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *