“Çfarë bëni kështu”/ Trajneri i Dinamo Zagreb iu ankua Kompany-s për fitoren 9-2

Bayern Munchen ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme kundër Dinamo Zagrebit me shifrat 9-2.

Gjermanët u treguan edhe njëherë të pamëshirshëm, ndërsa Harry Kane tregoi pas ndeshjes se Vincent Kompany i kishte thënë lojtarëve që të mos tregonin aspak respekt për kundërshtarin dhe të shënonin sa më tepër gola.

Një veçori kjo e gjermanëve, por që nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të Dinamos së Zagrebit.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, ai ka shkuar te Kompany dhe iu ankua për fitoren e thellë dhe të ekzagjeruar, në një moment që ndeshja ishte tërësisht e mbyllur dhe kroatët ishin të dorëzuar.

Tekniku i kroatëve ka parë tabelën e rezultatit dhe ia ka treguar kolegut të tij, duke mos e parë aspak të moralshme.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *