Një dashuri si nëpër përralla! Kështu ka qenë, është dhe do të jetë historia e dy këngëtarëve, Adrit dhe Ilirianës. Të gjithë u bëmë dëshmitarë të lidhjes së fortë te tyre dhe me qëndrimin në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ata na treguan se përveçse partnerë në jetë e në skenë dinë të jenë shumë mirë dhe miq shumë të mirë.
E kjo natë e sotmja është magjike për çiftin. Ata kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë. Mes miqve të zemrës, familjarëve Adri dhe Iliriana kanë festuar mbrëmjen e sotme për vitet e tyre krah njëri-tjetrit.
Siç shihet dhe në video Iliriana duket mahnitëse e veshur me fustanin e bardhë, ndërkohë dasma, atmosfera dhe të gjitha detajet janë madhështore.