E zëvendësuan me Zhaklinën dhe Arjonin/ Neda Ballku: ‘Ka një kohë të duhur…’

Sezoni i ri i “Për’puthen” nisi transmetimin ditën e djeshme (23 shtator).

Nisja e programit më të njohur të dashurisë, erdhi me plot supriza e ndër to ishin edhe opinionistët e rinj.

Disa javë më parë, “XL Media” ju zbuloi se Arjon Muça do të ishte opinionist i “Për’puthen” ndërsa surpriza e papritur ishte Zhaklin Lekatari.

Zhaklina dhe Arjoni janë ulur në karriget e opinionistëve këtë sezon duke “zënë vendin” e Neda Ballukut, Kastro Zizos dhe Aulona Mustës.

Mirëpo, një shkrim i fundit në Instastory i Neda Ballukut duket sikur lidhet me “Për’puthen” dhe rolin e saj si opinioniste – të paktën kështu po aludohet në rrjet, ndonëse vet Neda nuk ka përmendur asgjë.
“Ka një kohë të duhur, për të gjitha.”, shkruan Neda pa shtuar detaje, ndërsa postimi i saj përkon në të njëjtën ditë me nisjen e sezonit të ri të “Për’puthen.”

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *