Grushti i ”hekurt” i Ardian Krasniqit/ Momenti kur ia fik ”dritat” kundershtarin e tij (video)

Ardian Krasniqi ka arritur me sukses ta mbrojë titullin e kaminit të boksit në WBO Intercontinental.Boksieri nga Juniku, njëherit edhe nipi i Luan Krasniqit, e mposhti me nokaut qysh në raundin e parë afrikan Saul Ivan Male, shkruan IndeksOnline.
Në meçin e zhvilluar në Ludwigsburg, të Gjermanisë, Krasniqi kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve, të cilët nuk i zhgënjeu dhe me një grusht të ”hekurt” e fitoi meçin shumë shpejt.Pas meçit, Ardiani ishte i lumtu me fitoren, duke premtuar edhe titullin e kampionit botëror.
“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi.Ardian Krasniqi nuk di ende për humbje në boksin profesionst, ku ka regjistruar 10 fitore.

 

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *