Grushti i shekullit/ Daniel Dubois plas tre herë në tokë Anthony Joshuan! (Video)

Në “Wembley” të Londrës u zhvillua përballja e madhe e boksit për peshat e rënda. Daniel Dubois mbetet kampioni në fuqi i titullit IBF, duke mposhtur me Knock Out një emër si Anthony Joshua.

Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën e cila e tronditi. Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj, por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.

Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.

E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt dhe të pestë, por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois nën mjekër duke detyruar gjyqtarin që t’i jepte fund duelit.

Konkluzioni – Joshua u rrëzua në raundin e parë, në raundin e tretë e në raundin e katërt. Në raundin e pestë nuk mundi të ngrihej më. Anthony Joshua ka përjetuar humbjen më të rëndë në karrierë. Vlerësohej favorit i madh, por u shkatërrua plotësisht nga Daniel Dubois.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *