
Me 2 tetor 2024, ora 18:00 nisin aplikimet për lotarinë amerikane e vlefshme për vitin 2026.
Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.
Aplikimet do të mbyllen më 5 nëntor 2024, në orën 18:00.
“Programi DV-2026:
Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2026 fillon të mërkurën, 2 tetor 2024, në orën 12:00 të mesditës (ora 18:00 në Shqipëri), dhe përfundon të martën, më 5 nëntor, 2024, në orën 12:00 të mesditës (ora 18:00 në Shqipëri).
Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
KLIKO:
UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJSHMËRISË 2026 (LOTARISË AMERIKANE DV-2026)