Hatit të TikTok-ut i ndodh një tjetër “e papritur”/ Këtë herë jo me policinë

Ditët e fundit 19-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale me emrin Hati, është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë.

Kjo pas policia njoftoi se së resë i është hequr patenta pasi është konstatuar duke lëvizur me një mjet tej normave të shpejtësisë.

Në rrjetet sociale ishte vetë ajo që postonte foto e video teksa drejtonte mjetin e saj Porsche që bashkëshorti i kishte dhuruara për ditëlindje, mbi normat e lejuara të shpejtësisë.

E pasi njoftoi se makinën e sekuestruar fillimisht nga policia e mori sërish në dorëzim, ajo tregoi se “i vetmi dëm” që i ishte bërë, ishte heqja e patentës.

Hati vijon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale këto ditë duke përditësuar fansat e saj me gjithë çka i ndodh. Sot ajo ka postuar disa foto ku ka treguar se i ka ndodhur një “tjetër e papritur”, pasi është sëmurë.

Në foto Hati tregon një termometër duke shkruar se e ka zënë gripi. Në një tjetër foto tregon se këto ditë që është sëmurë, shoqëri po i bën macja e saj, teksa po ashtu ka zgjedhur që të lexoje edhe një libër “motivues”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *