HËNA DHE SELENË “AURORA” NGA MARJAN DORAKU.

Njerëzimi që nga kohët e lashta e ka parë qiellin natën që ishte i mbushur plot me pika të ndritëshme që i quajti yje. Por ai mahnitej akoma më shumë nga një sferë e ndritëshme në ngjyrë të verdhë që përshkonte qiellin gjatë natës, dhe këtë sferë njeriu i lashtë e quajti “Selenë” dhe ndryshe edhe “Aurora”!!!

– Pas një përshkrimi të shkurtër se çfarë ishte Hëna në botën e lashtë, në fund të postimit do jap si gjithmonë si lidhen këta emra të lashtësisë me gjuhën Shqipe dhe si i interpreton Shqipja fjalët Hënë, Selenë, Aurora!

– Si fillim pak histori!

Të ashtuquajturit “grek të lashtë” që ishin thjeshtë helinët / YLLINËT (YIlirët – Ilirët) e quanin Hënën me emrin Selenë!

Sipas Isiodit (Hesiodit)SELENË (Hëna) ishte e bija e Titanëve Hyper’Jon dhe Thi’a, dhe vëllezërit e saj ishin He’Lios (Dielli) dhe E’os (personifikimi i agimit).

Perëndesha fluturonte në qiell me karrocën e saj të tërhequr nga gjysmë përbindësha. Nga njëra anë ato ishin të zeza dhe nga ana tjetër të bardha, në varësi të fazës së tyre.

– Të lashtët tanë përmes mitologjisë na trasmetuan mesazhe shkencore apo edhe dukuri e fenomene kozmike e qiellore.

– SI I I INTERPRETON SHQIPJA EMRAT MË LARTË!

Le të marrim emrin e parë Selenë që Yllinët quanin sferën e ndritshme që bënte dritë natën!

Në të gjitha kulturat e lashta të njerzimit thuhet që Hëna është diçka e ardhur që u la në Tokë nga bijtë e yjeve!

– Në besimin e stërlashtë të atyre që ishin PJELLAT E AZGUT /DHEUT/ (pellazgut) thuhej që ne jemi në këtë Tokë pa ardhur Detet e Hënë. Që kjo thënie është kthyer në këngë të trashëguar në folklorin tonë të jugut dhe një frazë e saj thotë pikërisht këtë që: “NE JEMI KËTU NË DHERIN TËNË PA ARDHUR DETET E HËNË”! ……

Dhe me këtë kuptojmë që kjo Hënë qënka e lënë në Tokë….
Dhe se edhe emri SELENË është thjeshtë një togfjalsh që do të thotë S’E LËNË (SI E LËNË) mes nesh nga prehistoria!

Emri i dytë për të është AURORA, emër që u vu nga popujt “latin”!

Ata ja vunë emrin Aurora sepse panë që në këtë objekt që fluturonte gjatë natës i binte Aura (Drita) – Ra, që do të thotë AURA RA (DRITA – RA = RA DRITA)!!!

– Ndërsa emri Hëna apo HA’NA është ai objekt që u la tek ne që të na hante energjinë dhe mendohet që një nga faktorët që u përmbyt Atlantida legjendare është pikërisht futja e këtij objekti të jashtëm që u la në Tokë, si një anije kontrolli që do kontrollonte fazat e përparimit teknologjik shkencor të njerzimit!

Dhe se në masoneri ky simbol ishte SYRI mbi piramidë, apo syri gjithëpamës!

Më poshtë kemi “Statuja e mermerit të Selenës me një lloj veshjeje e ngjashme me xhubletën tonë që i përket shek. 2-3. p.e.s dhe ndodhet në Muzetë e Vatikanit”!!!

Dhe fotoja tjetër një grua fisnike nga Gruda e Shqipërisë me xhubletë dhe me simbolin e tejlashtë të Selene!!!

Në rrathë kam futur simbolin e Hënës në të dy imazhet!

Që kjo është një provë kokfortë dhe e pakundërshtushme që veshja e popullit tonë është trashëgimi e asaj kohe kur “Hyjnitë dhe popujt ecnin në këtë tokë së bashku”!!!

– Fund -./Marjan DORAKU

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *