Historia emocionuese që fshihet pas këngës “Aman” të NRG Band/ E bazuar në ngjarje të vërtetë!

“Aman” është projekti më i ri, i cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”

Këngëtari vokalist i grupit të njohur NRG Band ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, në Top Albania Radio. “Aman” është projekti më i ri, i cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”.

Për të folur për këtë projekt që është pritur shumë mirë nga publiku, por dhe për të tjerat që do të vijnë, ishte Besnik Qaka në “Live From Tirana”.

Pjesë nga intervista:

Si lindi kënga “Aman”?

Ka qenë një histori që kur është ndërtuar kënga. Ngjarja e tekstit bazohet te një shok i yni, ka qenë në studio që ka treguar një rrëfim të jetës së tij. Ai ka qenë marrëzisht i dashuruar me një vajzë, por në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, shumë u larguan dhe nuk morën më vesh për njëri-tjetrin. Pas disa vitesh ata krijuan familje secili, pa pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ky djali ka një karrocë që shet petulla në qytet, një ditë vjen një vajzë për t’i blerë fëmijëve të vet petulla. Aty shikohen dhe i dridhen gjunjët, i bien petullat nga dora. Të mendosh se do të ishte gruaja e tij po të mos ndaheshin nga lufta. Ajo ka marrë fëmijët përdore dhe ka vazhduar. Në bazë të kësaj historie ne ndërtuam këngën.

Si reagoi ai kur dëgjoi këngën?

Atij iu mbushën sytë me lot, nuk qau por u emocionua shumë. Ishte hera e parë që e dëgjoi këngën. Kjo histori është në shumë libra dhe mund t’i ketë ndodhur shumë personave. Kjo na motivoi ne për të ndërtuar një këngë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *