“I deportuar dy herë, xhiro në Londër me Ferrari”/ Ish kreu i UKIP në Britani, propagandë anti-shqiptare!

Nisur nga pamjet virale të një emigrant shqiptar, të dënuar më parë për vjedhje, por që aty shfaqej duke drejtuar një Ferrari në Londër, ish kreu i UKIP, Nigel Farage sulmoi ashpër në mediat sociale sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Po në bëjnë për budallenj, apo jo”, tha arkitekti dhe udhëheqësi kryesor i fushatës së Brexit-it në Britaninë e Madhe.

“Pra, kemi një kriminel shqiptar, ai deportohet nga Mbretëria e Bashkuar, kthehet në mënyrë të paligjshme, lë një vajzë lituaneze shtatzënë, dhe tani ne nuk e deportojmë dot, sepse neni 8 I Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nënkuoton se ai ka të drejtën të ketë një familje, prandaj, mund të qëndrojë.

Kemi dhe një shqiptar tjetër, që është dëbuar dy herë, dhe tani bën xhiro rrugëve të Londrës me një Ferrari. Dhe nuk shpëtojmë dot prej tij, deri t’i procesohet kërkesa për azil. Ne praktikisht po na shkelin me këmbë kriminelët e huaj dhe jemi tepër të padobishëm dhe tepër të paguximshëm për të bërë diçka për këtë”- u shpreh Nigel Farage, ish kreu i UKIP.

Emigranti me Ferrari të cilit ai i referohej është Dorian Puka, një 28-vjeçar i dënuar dhe i deportuar dy herë, por që ka arritur të rikthehet në Britani. Farage theksoi në mesazhin e tij se sistemi aktual britanik çalon në ndalimin e hyrjeve të personave të inkriminuar dhe nuk merr parasysh që ata mund të hyjnë dhe ilegalisht. Puka kishte postuar së fundi në rrjetet sociale një video 90-sekondëshe ku shihej duke drejtuar një Ferrari me vlerë rreth 300 mijë paund.

Home Office e ka pranuar se nuk mundet ta riatdhesojë serish derisa kërkesa e tij për azil të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme. Rasti ka ngjallur debate të forta rreth politikave të emigracionit në Angli, me disa deputetë konservatorë që po bëjnë thirrje për ndërhyrje me qëllimin reformimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Historia kriminale e Pukës në Britaninë e Madhe daton në vitin 2016, kur ai u burgos për nëntë muaj për tentativë vjedhjeje.

Pas dëbimit, ai u kthye brenda një viti dhe kreu edhe më shumë grabitje në kryeqytetin britanik. Paskësaj, u kap, u dënua me tre vjet e gjysmë dhe u deportua sërish në mars 2020, por dhjetorin e atij viti hyri sërish i pashqetësuar në Britani pasi kishte udhëtuar nëpër disa vende europiane.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *