I ngatërruan mamanë bukuroshe me gruan/ Futbollisti shqiptar bëhet “viral” në mediat botërore

Një foto e sulmuesit shqiptar, Leon Dajakut ka bërë xhiron në rrjet dhe mediat botërore. Futbollisti ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet krah të ëmës, Blertës.

Megjithatë, duke parë formën mjaft të mirë të mamasë së futbollistit, shumë ndjekës e kanë ngatërruar me gruan e tij. Shumë persona në komente ishin të “shokuar” nga forma e mamasë së futbollistit, e cila duket mjaft e re.

Një tifoz ishte ai që rregulloi situatën dhe sqaroi të tjerët, duke komentuar: “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja”. E disa të tjerë komentonin që 23-vjeçari dukej më i vjetër se e ëma e tij.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *