I siguroi kopje çelësi dy personave me qëllim vjedhjen e banesës ku punonte/ Arrestohet sanitarja 33-vjeçare

Një rast vjedhjeje në një banesë është zbardhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se sanitarja 33-vjeçare E.K e cila punonte në banesën e një 59-vjeçari, ka bashkëpunuar me dy persona (vëllezër) me qëllim vjedhjen e shtëpisë.

Mësohet se 33-vjeçarja i siguroi dy vëllezërve kopje çelësash të banesës, dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve, ku këta të fundit hynë dhe vodhën bizhuteri dhe para. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Bëhet me dije së është arrestuar sanitarja E.K 33 vjeç, njëri nga bashkëpunëtorët F.H 42 vjeç, ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër A.H 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës /Finalizohet një tjetër operacion brenda 24 orëve të fundit për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Operacioni i koduar “Kopja”, zhvilluar nga strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP.

Punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.

Në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, që kryen vjedhjen në banesën e shtetasit Sh.Gj., në lagjen nr. 18 Durrës.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Në vijm të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi të saj me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *