Ibrahimoviç feston ditëlindjen/ I bën dhuratë vetes makinën që kushton 1 milion euro

Zlatan Ibrahimoviç ka festuar këtë të enjte 43-vjetorin e tij. Dhe ai ka zgjedhur që t’i bëjë vetes një dhuratë të jashtëzakonshme, pasi ka shtuar koleksionin e makinave që ka me një model të rrallë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Zlatan ka treguar se ka tashmë në pronësi edhe një Ferrari SF90 XX Spider, një model shumë i rrallë luksoz, pasi janë prodhuar vetëm 599 ekzemplarë të tillë.

Vlera e kësaj makine është rreth 1 milion euro dhe të dhënat e saj e shpjegojnë pse. Këtij modeli i duhen vetëm 2.3 sekonda për të kaluar nga 0 në 100 km/.orë., ndërsa vetëm 6,7 sekonda për të shkuar në 200 km/orë. Shpejtësia maksimale e saj është 320 km/orë.

https://www.instagram.com/p/DAqdgVvMGSi/?igsh=ZnF1azVreDhjN2x3

 

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *