“Iku nga kjo jetë pa e ditur se kush ja mori atë…”/ Blendi Fevziu bënë shkrimin rrënqethës

Një shpërthim me tritol për motrat Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i mori jetën padrejtësisht një të riu të pafajshëm. 29-vjeçari Enea Thomaraj ndërrpi jetë,

pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë, duke thënë se sa lehtë të marrin jetën në vendin tonë.

“Iku nga kjo jetë pa e ditur kush ja mori atë. Siç nuk e di as babai, as te afërmit, as fqinjët, që vajtonin sot për të.

Madje as shteti, që ka per detyrë të ruajë çdo qytetar” thotë në reagimin e tij Frvziu.

Postimi i Fevziut:

Ky djalë i ri, 29 vjeçar mund të ishte kthyer sot nga puna si çdo ditë.

Punonte gjithë javën që të mbante familjen e tij, në Elbasan. Mund të kishte pirë një kafe poshtë pallatit; mund të kishte takuar një mik; mund të kishte folur me babain për ëndrrat e tij e mbase mund të ishte shlodhur pak duke menduar që fundjava po vjen.

Por Enea Thomaraj nuk beri dot asgje nga keto. Ai mbylli sytë sot në mëngjes, pas një lëngimi 3 mujor në intubim. Viktimë e një atentati, ku nuk ishte as objektiv dhe as i perfshirë. Për fatin e tij të keq, ishte duke shkuar nga dhoma e gjumit në banjo, kur një shpërthim në apartamentin përballë i hodhi derën në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim që i mori jetën përfudimisht sot.

Ishte në shtepinë e tij. I kishte thënë natën e mirë të atit dhe s’kishte asnjë lidhje me atë që po ndodhte 1 meter me tutje në apartamentin perballë tij, ku qëndronin qeraxhinj. Ishte nje punetor i thjeshte, nje prej atyre qe punojne çdo ditë për të mbijetuar,

por qe krimi i godet padashje, duke u justifikuar me termin “dem kolateral”. Iku nga kjo jete pa e ditur kush ja mori ate. Siç nuk e di as babai, as të afermit, as fqinjët, që vajtonin sot per te. Madje as shteti, qe ka per detyre te ruaje çdo qytetar,. U prehsh ne Paqe Enea. Në këtë botë iken edhe kur ske faj për asgjë!

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *