Ish-ylli i Premier League arrestohet për p*rdhunim/ Skandal në Angli

Skandali ka tronditur Anglinë. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, një ish-futbollist i Premier League, rreth të 20-ave, është arrestuar në mëngjesin e së dielës në një hotel në Londër për akuzën e përdhunimit.

Viktima, e cila e kishte njohur lojtarin në një bar, ka denoncuar se është sulmuar dhe përdhunuar nga futbollisti, i përshkruar nga tabloidi si “ish-ylli i Premier League”.

Emri i tij nuk është bërë ende publik për arsye ligjore. Futbollisti, që nuk është britanik, ka veshur fanellën e disa klubeve të Premier League (dhe gjithashtu është pjesë e kombëtares së tij): sot është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë me kusht. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *