Ivica Daçiç i këndon Erdoganit/ “Osman aga” në darkën për nder të tij (video)

Daçiç ka kënduar disa herë deri më tani në dreka apo darka të mbajtura nga qeveria serbe.

Zëvendes-kryeministri, njëherazi edhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daci i rezervoi një përshëndetje mjaft të veçantë presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Numri dy i qeverisë serbe ka marrë mikrofonin e ka kënduar përpara kreut të shtetit turk këngën “Osman aga” në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.

Në videon amatore të shpërndarë kudo ne rrjet, Daçic shihet duke kënduar në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiç, Zoran Gajiç dhe Usame Zukorliç. Tavolina në të cilën janë ulur i ftuari i nderit nga Turqia, Erdogan dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç, shfaqet vetëm shkurt në pamje. Të njëjtën këngë, duket se Daciç ia ka kënduar presidentit turk edhe gjatë vizitës së tij në Beograd në vitin 2017.

Daçiç ka kënduar disa herë deri më tani në dreka apo darka të mbajtura për nder të disa shtetarëve të huaj gjatë ndalesave në Serbi, ndaj performanca e tij është kthyer si gati në pjesë të pandashme të mbrëmjeve joformale me zyrtarë të huaj.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *