Ja kush janë 5 njerëzit më të pasur të botës

Në vitin 2024, lista e njerëzve më të pasur në botë është përditësuar me disa ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar ndryshimet e fundit në sektorët kryesorë të teknologjisë dhe industrisë luksoze. Në krye të listës qëndron Elon Musk, i cili ka arritur një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja e tij prej 16.4 miliardë dollarësh gjatë këtij viti është kryesisht rezultat i ngritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX.

Në vendin e dytë është Jeff Bezos, me një pasuri prej 201 miliardë dollarësh, një rritje prej 24.4 miliardë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar. Bezos, i njohur si themelues i Amazon, vazhdon të mbajë një ndikim të madh në tregun global të tregtisë elektronike dhe teknologjisë.

Në vendin e tretë, Bernard Arnault ka parë një rënie të lehtë të pasurisë së tij, që tani është 197 miliardë dollarë. Arnaud, i cili drejton grupin luksoz LVMH, ka përjetuar një ulje prej 10.1 miliardë dollarësh, për shkak të ndryshimeve në kërkesën për produkte luksoze në tregjet globale.

Mark Zuckerberg është i katërt me një pasuri prej 181 miliardë dollarësh, duke shënuar një rritje prej 59.9 miliardë dollarësh. Suksesi i Metës, e cila është një ndërmarrje udhëheqëse në fushën e mediave sociale dhe teknologjisë, ka ndihmuar në këtë ngritje të konsiderueshme të pasurisë së Zuckerberg.

Bill Gates renditet i pesti, me një pasuri prej 158 miliardë dollarësh, duke u ndjekur nga Larry Ellison, themeluesi i Oracle, me një pasuri prej 153 miliardë dollarësh. Të dy kanë mbajtur pozitat e tyre në listë duke ruajtur investimet e tyre në teknologji dhe sektorë të ndryshëm.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *