“Jam gati të vdes për të..”/ Deklarata e papritur e aktorit të famshëm për Vladimir Putin

Të gjithë kanë mbetur të habitur nga një deklaratë e bërë së fundmi nga aktori i famshëm, Steven Seagal. Ky i fundit, që prej vitit 2016 është shtetas rus dhe sapo ka prezantuar dokumentarin e tij të titulluar “Në emër të drejtësisë”.

Në këtë dokumentar, ylli i kinematografisë së Hollywood flet ndër të tjera edhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Steven shprehet se është i gatshëm të japë jetën për presidentin rus, Vladimir Putin.

Seagal u transferua në Rusi disa kohë më parë. Aktori ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër të tjera do të duhej të paguajë gjoba të rënda për shkelje financiare dhe tatimore dhe ku rrezikon edhe ndjekjen penale për akuzat e dhunës seksuale.

Me propagandën pro Moskës ai fitoi rolin e “Përfaqësuesit Special” për kulturorën. Në dokumentarin “Në emër të drejtësisë”, aktori vizitoi gjithashtu territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe madje arriti në qytetin e Mariupolit. Seagal gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip: “Tani do të shohim kush janë bashkatdhetarët tanë dhe miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë tanë. Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *