Jul Deda thumbon publikisht Ermal Mamaqin?!/ “Rrini larg lavazheve të trurit”

Përmes një video në profilin e tij në Tik-Tok, Jul Deda shprehet  se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.

“Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, thotë Juli.

Por, kjo deklaratë është konsideruar një thumb për kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.

Mesa duket Juli nuk ndan të njëjtin mendim me kolegun e tij, pasi në reagimin e tij ndër të tjera, i ka cilësuar këto trajnime si sektizma, ku “njerëzit paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e kanë brenda vetes”.

“Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes”, shprehet Juli.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *