Kërcënoi me jetë lojtarin në fushë/ Gjyqtari pritet të pezullohet nga Serie A

Gjyqtari i njohur italian Fabio Maresca, është kthyer në një protagonist ndërkombëtar, pasi në ditët e kaluara ka kryer një veprim të pazakontë që mund të sjellë pezullimin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai ka kërcënuar me jetë në fushën e lojës një lojtar të klubit Al Arabi ndërsa drejtonte ndeshjen e kampionatit ndaj Kuvajt SC në kampionatin kuvajtian.

Ngjarja ka ndodhur më 27 shtator, kur gjatë ndeshjes që drejtohej nga italiani i ftuar për të ndarë drejtësi në sfidën mes dy ekipeve pretendente, ai është përplasur me futbollistin Khaled Al Murshed. Ky i fundit ka bërë të ditur se gjyqtari i është kthyer dhe i ka thënë “herën tjetër të vras”.

Ngjarja ka sjellë shumë reagime në një kohë të shkurtër. E para ka ardhur nga UEFA e cila e hoqi nga lista e saj si gjyqtar i katërt për ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes PSV dhe Sporting Lisbonës.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe në Itali po bëhen gati për masa ndaj tij. Parashikohet që Mareska të pezullohet për një muaj nga drejtimi i ndeshjeve në Serinë A.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *