“Këto të tjerat janë…”/ Rama: Dy janë protestat që ka pasur Shqipëria! Njëra prej tyre…

“Dy protesta ka pasur Shqipëria, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve, të tjerat janë shfaqje politike” tha kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb.

Gjatë diskutimit me Shaqirin biseda u përqendrua tek të rinjtë. Shaqiri tha se një pjesë e të rinjve e shohin politikën si të parën që të investohen. Nuk shikohen tek vetja, të kenë kapacitet dhe më pas të investohen tek politika.

Ndër të tjera duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh mes të tjerash se në Shqipëri sipas tij vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës.

Sipas Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë.

Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtë nxori elementët politikë”, tha Rama.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *