Kiara Tito prish miqësinë e Efit me Mikelën/ Prapaskenat

Miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës, thuhet se ka marrë fund. Vajzat nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe gjithashtu kanë fshirë çdo foto bashkë dhe nuk janë parë prej kohesh në praninë e njëra-tjetrës.

Mirëpo deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e prishjes së kësaj miqësie nga vetë ato.

Aludohet se “molla e sherrit” në këtë mes mund të ketë qenë moderatorja Kiara Tito, detaje në Story-t e këtyre protagonisteve ngrejnë të tilla dyshime.

Së fundmi, Mikela ka postuar një foto duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:

“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaq një ‘sticker’ me gishtin e mesit.

Gjithashtu hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë bashkë ka qenë në festën ‘gender reval’ që Pupa kishte përgatitur për beben e saj.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *