Kirurgu flet pasi operoi Ramën/ “Do qëndrojë në spital, ja si paraqitet gjendja e tij”

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen të hernies inguinale të kryeministri Edi Rama, tha për mediat jashtë ambienteve të QSUT se operacioni ka zgjatur rreth dy orë.

Gjata tregoi se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *