Konkursi “bëhet komike”/ Bëri veprime të turpshme tek Gjykata e Lartë, tani kandidon për Drejtor Policie

Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë.

Konkursi për postin e drejtorit të përgjithshëm ka marrë doza komike. Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë.

Bëhet me dije nga burimet për media se ai është arrestuar nga policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie. Xhevini u filmua dhe u procedua se po urinonte tek hyrja e Gjykatës e Lartë.

Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Burime konfirmojnë se ai ka aplikuar online për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ai dyshohet se ka kërcënuar dhe një gjykatës në Fier dhe në disa publikime në Tik Tok ka kërcënuar dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *