Kujdes nga mesazhet për verifikimin e llogarive në “Facebook”/ “Hakerat futen në llogaritë bankare”

Policia njoftoi ditën e djeshme se ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë “Meta” drejt numrave të telefonit për konfirmimin e të dhënave në “Facebook”. Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në “Facebook”, ose në të kundërt llogaria do të mbyllet.

Mirëpo, uniformat blu theksojnë se këto mesazhe kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave në mënyrë të padrejtë.

Lidhur me këtë njoftim, gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka mësuar se pas këtyre mesazheve qëndrojnë një grup hakerash të huaj, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *