Marina Vjollca rikthehet në “Top-Channel”/ Ja cilin emision do të drejtojë

Marina Vjollca rikhehet në shtëpinë e saj të vjetër, “Top Channel”.

Burime ekskluzive për “Loki Magazine” bëjnë të ditur se moderatorja është parë në zyrat e “Top Channel” dhe i është premtuar drejtimi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” krah Elvis Naçit.

Kujtojmë që ky emision u përfol se do t’i premtohej një tjetër personazhi të njohur, moderatores Kiara Tito.
Megjithatë thuhet se Titos i është premtuar prezantimi i “Portokalli” krah Salsano Rrapit pas largimit të Xhemi Shehut, e cila mori drejtimin e Fiks Fare bashkë me Jul Dedën.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *