Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi/ E pëson ish-banori i Big Brother

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotmep asi mbante në banesën e tij në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo).

Shpendi i rrallë dhe i mbrojtur me ligj, aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar.

Ndaj Brahimit rëndon akuza për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Njoftimi i policisë:
Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Brahimi 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *