Meri Shehu parashikon kur do të bëhet nënë/ Armina Mevlani zbulon planet

“Është në dorën tënde, por deri në prillin e vitit tjetër ekziston mundësia të zgjedhësh dhe rrugën e bebit. Ky është edhe viti i marrëveshjeve të mëdha. Çfarë marrëveshjesh bën këtë vit janë të forta e të qëndrueshme, por guri i provës për të gjithë do të jetë 2026”, u shpreh Meri Shehu në mesazhin për Armina Mevlanin në programin “Rudina” në Tv Klan.

Nisur nga parashikimi i astrologes, moderatorja Rudina Magjistari e pyeti blogeren se në ç’pikë janë ajo dhe Shkëlzeni lidhur me planet për një fëmijë. Armina tha se planet janë, por ende nuk ka ndodhur asgjë. Sa i përket ndonjë preference për gjininë e bebit, u shpreh se është e rëndësishme të lindë i shëndetshëm.

Armina Mevlani: Nuk e di se nuk është se nuk kemi planifikuar, por është një gjë që nuk ka ndodhur. Kur të jetë, do të ndodhë.

Rudina Magjistari: Ia keni lënë kohës dhe momentit kur të vijë.

Armina Mevlani: Po patjetër sepse gjërat duhet të vijnë natyralisht, kur e kanë kohën e vet.

Rudina Magjistari: Ti do të doje vajzë, djalë, ke ndonjë preferencë?

Armina Mevlani: S’kam fare preferenca, mjafton të jenë të shëndetshëm, si vajzë, si djalë. E rëndësishmja është të kenë shëndet dhe të vijnë në formë të shëndetshme, natyrale sepse në këto kohë me thënë të drejtën është bërë shumë e vështirë, çfarë nuk po dëgjojmë dhe shëndeti është kryesori.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *