Meri Shehu tregon shenjat më të ndikuara nga hëna e plotë/ “Java më nevralgjike e fundvitit”

Sipas astrologes së njohur Meri Shehu kjo javë cilësohet si më nevralgjikja e muajit, por edhe e gjithë fundvitit. Në studion e “Rudina” në Tv Klan astrologia tha se hëna e plotë në Dash do të ketë ndikim negativ në disa shenja, të cilat duhet të përballen me vështirësi financiare, probleme personale apo dhe familjare.

Meri Shehu: Kjo është javë më nevralgjike e muajit dhe mund të them edhe e fundvitit sepse kemi hënën e plotë në Dash. Është një hënë e plotë që do të tregojë që në disa situata që sqarimet do të shkojnë deri në fund, pra nuk do të ngelet gjë pa sqaruar sepse bën katërkëndësh me Plutonin në Bricjap dhe me Marsin në Gaforre. Por, dhe tema shumë të ndjeshme familjare e sociale do të dalin në pah. Shenjat që do të ndikohen më shumë janë Dash, Peshore, Bricjap dhe Gaforre, kurse sot dhe nesër është një lidhje mes Afërditës në Akrep dhe Uranit në Dem që është në kundërshtim dhe që do të sjellë surpriza dhe të papritura në çështjet ekonomike dhe erotike për Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët. Jupiteri në Binjak është kthyer i kundërt, do të rrijë kështu deri në Shkurt të vitit tjetër që do të thotë se shumë situata që kanë të bëjnë me komunikimin, teknologjinë dhe me rregullat apo ligjet do të fillojnë të kthehen mbrapsht derisa të rregullohen.

Dashi 3 yje: Hëna e plotë në shenjën e tyre, ka për të zbuluar pikat e errëta ose ato gjëra që nuk i kanë ditur. Por, në këtë hënë të plotë shumë Dashë do të përjetojnë emocione, ndjenja të fuqishme dhe do të kontrollojnë situatat duke i parë më mirë. Kujdes me eprorët, por shumë Dashë do të zënë një pozicion të fuqishëm në karrierë.

Demi 2 yje: Afërdita në Akrep përballë Uranit në Dem, tregon që shumë Dem do të jenë në një situatë të papritur në jetën personale ose atë ekonomike dhe këto situata të papritura shumë Demë mbase nuk i kanë menduar ose nuk i kanë parë më përpara, dhe do të ndjehen shumë të papërgatitur.

Binjakët 2 yje: Jupiteri në shenjën e tyre kthehet i kundërt shumë gjëra që kanë bërë gjatë verës qoftë në punë, qoftë në jetën personale tashmë pezullohen ose duhet të rishikohen deri në Shkurt. Kështu që janë disa çështje që shumë Binjakë as marrin dot vendime dhe as nuk bëjnë dot gjëra të rëndësishme, por duhet të kenë kujdes në jetën personale jashtë mase. Por, edhe çështje që mund të kenë ndodhur 12 vite më parë mund të rikthehen edhe një herë për t’u parë dhe ndoshta për t’u rregulluar.

Gaforrja 4 yje: Marsi në shenjën e tyre në dhjetëditëshin e tretë do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë hënën e plotë. Shumë Gaforre mund të marrin nga energjia e hënës së plotë, mund të fitojnë pozicione, ose mund të dobësojnë njerëz që kanë pushtet apo fuqi të madhe dhe të dalin vetë më në pah.

Luani 4 yje: Luanët do të surprizohen në çështjet ekonomike këtë javë, por Jupiteri i kundërt duhet të ruajë mirë anën e tyre ekonomike, kështu që shumë Luanë nuk do të marrin drejtimin e gabuar në një udhëtim që sapo kanë nisur për sa i përket anës ekonomike ose që kanë nisur edhe gjatë verës.

Virgjëresha 3 yje: Hëna e plotë në Dash do të merret me çështjet e tyre të rëndësishme ekonomike. Aty do të shikojnë të gjitha mundësitë, por dhe do të zbulojnë në vetvete se çfarë duan ose se çfarë mund të prekin më shumë. Për disa Virgjëreshë është një moment i vështirë emocional.

Peshorja 4 yje: Hëna e plotë është përballë tyre, por nuk do i prekë drejtpërsëdrejti, kështu që u ngelet Peshoreve që të marrin gjithë energjinë e mirë ose të bashkëpunojnë me Dashët në këtë periudhë ose të mos jenë pjesë e një lufte antagoniste shumë të fortë.

Akrepi 4 yje: Afërdita është në shenjën e tyre, surpriza të mëdha do të vijnë në jetën ekonomike dhe erotike. Me hënë e plotë në datën 17 dhe me pak përpjekje mund të kapin dhe një pozicion të mirë pune, por mund të surprizohen shumë në jetën erotike.

Shigjetari 5 yje: Jupiteri është përballë shenjës së tyre në Binjak, i kundërt. Kjo i konverton më mirë, pasi pengon punën e disa të tjerëve dhe i jep shans më shumë filozofisë së Shigjetarëve për të ecur përpara dhe për të anashkaluar problematika të mëdha. Është koha e duhur për të pasur disa situata të favorshme për ta.

Bricjapi 3 yje: Në këtë javë Bricjapët do të merren shumë me punën dhe me shëndetin, por do u vendosen rregulla të reja pune dhe do të ndjehen paksa të lodhur. Gjithsesi hëna e plotë në Dash i ndriçon në çështjet familjare dhe mbase do të zgjidhin një problem të rëndësishëm familjar, i cili duhet zgjidhur medoemos.

Ujori 4 yje: Janë në një periudhë të favorizueshme sepse hëna e plotë në Dash u jep reputacion dhe energji. Do të punojnë shumë me komunikimin, me takimet me njerëzit e afërt, me ide të reja, madje kanë për të bërë revolucion në punë dhe projekte.

Peshqit 4 yje: Janë në një moment ku hëna e plotë në Dash cilëson shumë çështjet e tyre ekonomike, do të ndodhë një apokalips ekonomik jo i keq, duke zbuluar diçka të re ekonomike mund të ecin dhe të përparojnë më tej. Por, Jupiteri i kundërt në Binjak tregon shumë për çështjet familjare dhe disa rregullime të mëdha për çështje pronësie, ose dikush rikthehet pas 12 viteve.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *