
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 469K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, njësoj si javën e kaluar, edhe këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar plot 26000 ndjekës dhe numëron 402K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 139K.