
Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit D-Night.
Gjatë emisionit prezantuesja përmendi një realitet të hidhur të metropolit shqiptar, atë të ndërtimeve pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.
Nisur nga kjo Dajana ka një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.
“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë.