Na paskan mashtruar!/ Redon Makashi zbulon arsyen e vertete te ndarjes se Mires me Shpetim Saracin

Kengetari Redon Makashi i pyetur në lidhje se si këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve, u përgjigj:

“Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë, pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë.

Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “Ndoshta ishte dashuri” dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ja bëjë të flas me Mirën.

Një dy, një dy po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival tha, e rregulloj unë e fus me dy këngë.

E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë.

Redoni këtë moment tashmë e kujton në spektakël dhe gjithashtu ai ka marrë edhe një palë këpucë të kuqe nga çifti Mira Konci dhe Shpëtim Saraci.
Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *