Një tjetër deputet i PS drejt burgut?/ Jurgis Çyrbja lë mandatin

Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit të PS. Ky vendim erdhi pasi ai u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka.

Ndërkohë vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.

Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Çyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.

Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *