
Një nga artikujt më të shtrenjtë në botë shitet për £106,000,000 grami dhe nuk është aspak ajo që mendoni. Nëse listoni disa prej artikujve më të shtrenjtë në botë mund t’ju vijnë ndërmend platini, ari ose diamantet.
Por një nga substancat më të shtrenjta në botë është një pluhur, një gram i të cilit ka këtë çmim marramendës.
Substanca quhet Nitrogen Atom-Based Endohedral Fullerenes. Në thelb, është një kafaz me atome karboni dhe një atom azoti brenda. Por ajo që e bën kaq të shtrenjtë është çfarë mund të mundësojë në të ardhmen.