Olta Gixhari “kapet mat” me partnerin/ Foto nga paparazzi të aktores me djalin në krahë

Prej shumë vitesh Olta Gixhari është ndër emrat më të spikatura të showbizzit tonë. Gjithnjë e zhurmshme dhe sharmante, aktorja ka ditur sesi ta mbajë vëmendjen e publikut gjithnjë drejt vetes. Tashmë si mama me dy djem, Olta vijon të jetë ndër femrat më seksi, duke ruajtur figurën sensuale.

Por duket se kështu është edhe në të përditshmen e saj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë aktoren e mirënjohur, teksa është në shoqërinë e djalit të saj të vogël, partnerin, Dori si dhe make-up artistit të saj personal, Arbri. Ashtu edhe si duket në fotot e siguruara, bashkëshorti e shoqëron kudo Oltën, duke i ardhur në ndihmë edhe me vogëlushin.

Pasi shkëputet nga Dori, Olta vijon lëvizjen me të voglin e saj në krah dhe Arbrin. Edhe në të përditshmen e saj, aktorja shfaqet në top formë, ku ka zgjedhur një palë tuta të gjata e të gjerë, si dhe një bluzë të shkurtër. Ndonëse shumë pak muaj gjatë lindjes, aktorja tashmë gëzon linja perfekte.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, tashmë Olta, së bashku me familjen e saj do të zhvendosen në Tiranë. Muajt e fundit, ajo dhe Dori kanë blerë një shtëpi në Tiranë, ku edhe pritet të zhvendosen së shpejt. Kështu, tashmë jeta e familjes do të jetë më intensive në Tiranë, sesa në Valencia, ku edhe jetonin deri disa muaj më parë.

Aktorja ka qenë shumë diskrete në fotot që ka publikuar me partnerin e saj, duke preferuar që ta lërë atë larg vëmendjes së ndjekësve, megjithatë, tashmë imazhi i Dorit është zbuluar. Vetëm pak javë më parë, aktorja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, nga zhvendosja në Spanjë, sfidat e mëmësisë, tek marrëdhënia me bashkëshortin. Ish-banorja e BBV, nënë e dy djemve, u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”.

Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari. Ndër të tjera, aktorja rrëfeu edhe periudhën kur braktisi Shqipërinë për Spanjën duke shitur biznesin e saj dhe duke u larguar nga teatri. “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lashë projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë ku brenda 24 orësh isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetën qante, po shkalloja!”,-tha ish-banorja e BBV.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *