“Princesha më donte si mjekun e saj”/ Mjeku shqiptarë rrëfen njohjen me familjen mbretërore Spanjolle

Neokirurgu Kita Sallabanda ka rrëfyer historinë e njohjes me familjen mbretërore të Spanjës, pas një aksidenti që pësoi Princesha Cristina de Borbón, vajza e ish-Mbretit Juan Carlos I.

Në podkastin “Flasim” të kryeministri Edi Rama, mjeku u shpreh se pas viteve ’90 shkoi në Barcelonë për specializim dhe Princesha Cristine shkoi në spitali pas një aksidentit në momentin kur ai ishte mjek roje.

“Gjithë kohës më donte si mjekun e saj, kam qëndruar për një periudhë kohe si mjeku i Cristina”, u shpreha neokirurgu.

Ndërsa shtoi: “Një marrëdhënie shumë miqësore, ishte vajzë e mrekullueshme pavarësisht se ishte vajza e Mbretit, është motra e mbretit aktual.”

Neokirurgu Kita Sallabanda tregoi e kanë mbajtur kontakte deri në momentin që u rikthye në Shqipëri.

“Kam mbajtur kontakte për njëfarë periudhë me familjen mbretërore. Princesha kishte një shoqen e vet dhe thoshte kontaktet do ti mbajmë përmes saj. Kur erdha në Shqipëri, më dërgon sërish mesazh më tha ‘Më bëhet qejfi që po kthehesh, po realizohesh’. Por më pas i humba kontaktet me familjen mbretërore, gjithë kolegët e mi në Spanjë e tregojnë në tavolina”, rrëfeu ai.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *