Producenti filmon brenda folesë së ariut/ Bisha kthehet dhe e gjen brenda “shtëpisë” (video)

Disa pamje ‘shokuese’ janë publikuar në rrjet kur një publikues i njohur në rrjet po transmetonte nga brenda folesë së zbrazët të një ariu të murrmë, para se predatori të kthehej e ta gjente aty.

Stefan Jankovic, 31 vjeçar nga Serbia, publikoi dy videot e eksperiencës së frikshme teksa raporton se vetëm për një çast arriti t’i shpëtonte predatorit gjigant.

Publikuesi njohur në Instagram shihet që tregon thellësinë e strofkës së baltës, duke shikuar nga hyrja mbi kokën e tij.

Por kur kthen kameran koka e madhe e ariut shihet që e vështron dhe bisha nisë ngadalë të hyjë në folenë e tij.

Jankovic vazhdon të filmojë momentin e tensionuar teksa ariu vijon të zbresë me zvarritje në gropë drejt blogerit.

“Nuk mund ta besoni çfarë më ka ndodhur”, thotë Janovic më pas në video. “Kalova 24 orë në pyll dhe një ari më sulmoi, pasi shpëtova prej tyre dy të tjerë më dolën përpara”, shton publikuesi.

Personazhi rrjeteve sociale nuk shpjegon sesi ra në situatën me ariun dhe nuk dihet nëse ishte një ari i egër apo i mbajtur në një rezervat.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *