Protesta e opozitës/ Policia e Tiranës njofton rrugët që bllokohen! Apel organizatorëve dhe protestuesve

Ndërsa opozita nuk ka bërë të ditur ende skenarin e protestës së 7 tetorit, ku thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile, policia ka bërë me dije planin e masave për të siguruar dhe garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që nis në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Policia i ka bërë apel organizatorëve që të distancohen nga aktet e dhunës.

“Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve”, njoftoi policia.

Sipas policisë, disa nga rrugët që do të bllokohen janë: rruga nga ‘Ushtari i panjohur’ deri te 9-katëshet, rruga nga kryqëzimi i urës së ATSH deri te rruga e Elbasanit, rruga nga Liceu Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Po ashtu, bllokim do të ketë edhe në sheshin “Skenderbej”, bashkia Tiranë e Pallati i Kulturës.

Disa nga kryqëzimet e bllokuara do të jenë: Kryqëzimi i Librit Universitar, kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”, kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi te ish-stacioni i trenit, kryqëzimi i urës së Taiwanit, kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”, kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”, kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave, kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Ndërkohë, në prag të protestës së 7 tetorit, Sali Berisha në një konferencë online më (4 tetor) la surprizë skenarin, por deklaroi se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile, Sipas tij, 7 tetori nuk do të ketë asgjë të ngjashme me 21 janarin, ndërsa theksoi se beteja nuk ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike.

Akset rrugore që do të bllokohen:
-Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet
-Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
-Kryqëzimi i Librit Universitar
-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”
-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
-Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”
-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
-Kryqëzimi i urës së Taiwanit
-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
-Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”
-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *