Quhet “e vjetër” tani që erdhi Kiara Tito në “Portokalli”?/ Ja si përgjigjet Nevina Shtylla…

Në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë të ftuar aktorët dhe moderatorët e programit më të njohur të humorit “Portokalli”. Së bashku me Salsano Rrapi dhe Nevina Shtyllën, në këtë sezon do të jetë moderatorja dhe ish-banorja e BBV2 Kiara Tito. E pyetur nga Elona se si quhet ajo tani me prezencën e Kiarës, a quhet Nevina e vjetër? Ja si përgjigjet ajo:

Se di. Mos ma bëj mua këtë pyetje. Ku e di unë e shkreta. Si më thërrisni ju mua? (u drejtohet aktorëve)

Aktori Erdit Asllanaj u përgjigj me shaka:

Je shumë e re, por me eksperiencë.

Më tej, Nevina shtoi:

Ndihem më e pjekur, më e zgjuar.

Po me eksperiencat e tjera televizive, si ndihet ajo në “Portokalli”?

Është komplet tjetër gjë. Ndryshon dukshëm normalisht që në tematikën që ka, por edhe energjia që ka komplet grupi, stafi, trupa. Është tjetër gjë.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *