Reagon deputeti që do zëvendësojë Jurgis Çyrbjen/ A do ta pranojë mandatin ?

Erjon Meka pritet të jetë deputeti më i ri i Durrësit, që do të ulet në karriken e parlamentit, kjo pasi Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit një dtë më parë.

I kontaktuar nga Vizion Plus, Meka tha se nuk do ta refuzojë mandatin e deputetit edhe pse deri më tani, ende nuk ka patur asnjë reagim nga Partia Socialiste.

Meka, i cili pritet të rreshtohet krah deputetëve të tjerë të qarkut të Durrësit është në pritje që Parlamenti i Shqipërisë të shpallë vakancën e më pas të dorëzojë formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Erjon Meka vjen kandidati më i votuar në radhë në zgjedhjet parlamemtare të vitit 2021 me 2228 vota.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *