
Këngëtarja e famshme, Rihhana, ka ‘çmendur’ fansat me disa poza që ka postuar në rrjetet e saj sociale, teksa ka prezantuar koleksionin e ri të të brendshmeve të markës “Savage x Fenty”.
Riri u shfaq me reçipeta dhe të brendshme seksi ngjyrë të verdhë, të cilat i kishte kombinuar me çorape të gjata, doreza dhe shapka të së njëjtës ngjyrë.
36-vjeçarja postoi në “Instagram” fotot në fjalë, duke shpjeguar se ajo kishte një set të quajtur “Lavish Lace”.
Nëna e dy fëmijëve gjithashtu dukej shumë ndryshe në foto, ajo kishte bërë një ndryshim drastik në flokët e saj ku nga brune i kishte kthyer në një bionde të theksuar.
Në njërën nga fotot ajo u shfaq e shtrirë në një karrige në mënyrë provokuese, duke vënë në pah tatuazhin e kyçit të këmbës përmes çorapeve të saj të tejdukshme.
Në një foto tjetër ajo tregoi të pasmet e saj të hijshme teksa pozonte pranë një pianoje.
Një foto e tretë ishte prerë bust për të shfaqur dekoltenë e saj të bollshme.
Ky postim u komentua shumë nga ndjekësit e këngëtares, të cilët shkruanin:
“Mëshirë mëshirë zemra ime. Perëndia me të vërtetë nuk po luan ‘bout chu”. MAMAAAAAAAAAAAAAAAAAAA”.