Rrenqeth Arber Çepani/ “Ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë”

Aktivisti Arbër Çepani ishte sonte në studion e Top Channel për të folur për ndarjen nga jeta të kunatit të tij 44 vjeçar Gerti Bogdani.

Me shumë lot, vështirësi për të folur nga zëri që i dridhej nga dhimbja, Arbër tregoi si mësoi ngjarjen:

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti.

Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim.

Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

“Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante”, vijoi rrëfimi drithërues i Arbër Çepanit për kunatin e tij, teksa shpërthen në lot me ngashërim: “Nuk bëmë dot asgjë për Gertin”.

“Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gerin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *