
Artisti Pirro Çako dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar sërish forcat për të na sjellë perla muzikore.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video në rrjetet e saj sociale ku shihet së bashku me kantautorin e njohur duke krijuar së bashku. Në mbishkrimin e videos në fjalë, Xhensila shkruan:
‘Pirro, sa me fat jemi që prekemi nga bekimi i artit tënd. E emocionuar nga kristalet e çmuara që Pirro ka krijuar për mua. Projekte që do shenjojnë jetën time’
Nisur nga ky postim, duket që Pirro Çako ka krijuar disa projekte për Xhensilën.
https://www.instagram.com/reel/DAjXgZwo26l/?igsh=ejZlZDlwY2NqZXM5
Kujtojmë se “Sekreti im”, dueti i tyre i para disa vitesh, ishte një sukses i madh për dy artistët, ndaj me siguri edhe ky projekt do jetë i tillë. E ndërsa e presim, po ju rikujtojmë edhe një herë “sekretin” e Xhensilës dhe Pirros 🙂