Sekuestrohet telefoni i kryepolicit të Elbasanit/ Dyshohet për lidhje me krimin

Agjentët të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Policisë së Elbasanit janë vënë nën hetim për dosjen “Çopja”.

Hetimi ka nisur me urdhër të SPAK, nën dyshimin se efektivët kanë dekonspiruar operacionin e ekzekutimit të masave të sigurisë për arrestimin e Çopjave.

Dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja nuk u vunë në pranga në operacionin e 31 korrikut 2024.

Për llogari të hetimit janë sekuestruar disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe Ilir Prodës, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë të Elbasanit. Ky i fundit është në garë për t’u emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas largimit të Muhamet Rrumbullakut.

Po ashtu, SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.

Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë në arrati, dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *