Sherri i dhunshëm mes bashkëshortëve/ Flet mbesa e gruas: U thashë policëve babai është me diabet, pësoi infarkt kur e morën zvarrë

Një studion e emisionit Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti u trajtua një histori dhune familjare, ku dyshohet se janë përfshirë, përpos bashkëshortëve, edhe pjesëtarë të fisit të çiftit.

Në emision foli mbesa e gruas të përfshirë në sherrin familjar. Ajo tha se bashkëshorti ka rrahur hallën e saj dhe sot është i lirë. Më pas, ajo ka treguar edhe disa prej mometeve kur ata janë shoqëruar në Polici.

Mes detajeve ajo rrëfen edhe momentin kur babai i saj sëmuret gjatë shoqërimit, pasi ajo pretendon se policët e kanë trajtuar keq, teksa thekson se më herët i ka paralajmëruar efektivët se babai i saj është me diabet dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *