Sulmoi një të moshuar para tre vitesh/ 21-vjeçarja shqiptare e njohur nga “TikTok” dhunohet nga ish i dashuri

Kristina Beqiri është një emër i njohur për adoleshentet në rrjetet sociale. Por ajo u bë pak më e njohur kur emri i saj u bë kryelajm i medieve më 29 janar të vitit 2021.

Ditën e djeshme, nëpërmjet një video-je të postuar në platformën “TikTok”, ajo tregoi shenjat e dhunës në trup që sipas saj i ka nga ish-i dashuri.

Nga teksti që ka shkruar sipër videos duket se nuk është hera e parë që është dhunuar nga ai, por mesa duket gjithmonë e ka falur.

Kujtojmë se ajo ishte 17 vjeçe kur së bashku me të dashurin e saj, Julian Kaptiu, sulmuan në shtëpi të moshuarën, Lume Zela. Kristina dhe i dashuri i saj shkuan në shtëpinë e saj në Lushnje, i kërkuan të pinin një gotë ujë dhe më pas e sulmuan me prajt lotsjellës.

Ata hynë në shtëpi me forcë dhe kërkuan që t’i vidhnin para, por nuk ia arritën dot dhe dolën nga aty duarbosh. Kristina ia hodhi paq duke mos bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që i dashuri i saj është dënuar me 3 vite heqje lirie.

Author: news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *